Kronika 21 February 2026, 09:54 Nga VNA

Apeli i Posaçëm liron Jurgis Çyrbjan, ish-deputeti përfundon dënimin

Ndaje në Whatsapp
Apeli i Posaçëm liron Jurgis Çyrbjan, ish-deputeti

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja lë sot qelitë e paraburgimit. Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të shuajë masën e sigurisë për të, për shkak se ai përfundoi dënimin. Që nga tetori 2024 ish-deputeti qëndroi në qelitë e burgut të Durrësit. Jurgis Çyrbja u dënua me 3 vjet burg për akuzat e korrupsionit në zgjedhje, nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Nga hetimet rezultoi se emri i Çyrbjas ishte diktuar nga personazhe të krimit të organizuar në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë të qarkut Durrës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme