Kronika 10 October 2025, 17:56 Nga VNA

Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjarët e tij

Ndaje në Whatsapp
Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur këtë të premte të lërë në fuqi vendimin e dhënë më parë nga Shkalla e Parë për ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, si dhe disa familjarë dhe bashkëpunëtorë të tij.

Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku u dënuan fillimisht me nga 11 vite burg, por përfituan ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe do të vuajnë nga 7.5 vite secili.
Sokol Idrizaj dhe bashkëshortja e tij, Elda Idrizaj, u dënuan me 8 vite burg, të cilat, pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, reduktohen në 5.7 vite secili.

Egi Idrizaj, vajza e madhe e çiftit, do të vuajë 4.7 vite burg, ndërsa vajza më e vogël, Bora Idrizaj, është dënuar me 2 vite. Po ashtu, Tomorr Baruti u dënua me 2 vite, që i reduktohen në 1 vit e 4 muaj përmes gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë, Vangjush Kasharra është shpallur i pafajshëm për akuzën e "fshehjes së të ardhurave".

Sipas hetimeve, grupi dyshohet se ka transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të lartë nga Franca drejt Shqipërisë, të cilat më pas janë shitur në mënyrë të paligjshme përmes një argjendarie në Tiranë dhe përmes platformave online.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme