Kronika 9 February 2026, 13:52 Nga VNA

Apeli i Posaçëm dënon me një vit burg kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla

Ndaje në Whatsapp

Apeli i Posaçëm dënon me një vit burg kryebashkiakun e

Gjykata e Apelit të Posaçëm dënoi me 1 vit burgim kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla, dënim që duhet ta shlyejë në qelitë e paraburgimit. Ai u cilësua fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Ndërsa si dënim plotësues iu hoq e drejta të ushtrojë funksione publike për 5 vite me radhë. SPAK do të nxjerrë urdhrin e ekzekutimit dhe me burgosjen e Memollës, Bashkia Rrogozhinë mbetet pa kryetar.

Treshja gjykyese e kryesuar nga Florjan Kalaja me anëtare gjyqtaret Daniela Shirka  dhe Igerta Hysi lanë fuqi dënimin me nga 1 vit burgim secili për Ndriçim Tafxhafën dhe Blerim XHamanin, ndërsa me shërbim prove për Isuf Toskun.

Edison Memolla u akuzua nga SPAK se ndikoi tek elektricisti Blerim Xhamani, që ky i fundit të mos i ndërpriste energjinë elektrike një gruaje, me qëllim që ajo të votonte në favor të tij ne zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022. Po në këmbim të votës, SPAK thotë se Memolla ka komunikuar me Xhamanin për punësime në Bashkinë Rrogozhinë.

Xhamami akuzohet se bashkëpunoi me të pandehurin Isuf Tosku dhe falsifikuan të dhënat në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike, pasi në fakt nuk ia ndërprenë abontit debitor. I pandehuri Ndriçim Tafxhafa, u akuzua se i premtoi një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe për strehim, duke i kërkuar të votonte në favor të një kandidati në ato zgjedhje të pjesshme lokale.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme