Kronika 11 November 2025, 14:26 Nga VNA

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Pogradecit dhe dy vartësve të tij

Ndaje në Whatsapp

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO për dënimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri dhe dy vartësve të tij.

Kapri është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 1 vit dhe më pas u pezullua në shërbim prove për një afat prej 2 vitesh.

Dy vartësit e tij Besjan Meço dhe Besmira Niko u dënuan me 8 muaj secili dhe më pas u vendosën në shërbim prove me  vit e katër muaj burgim.

Ndaj tre të pandehurve u caktua edhe dënimi plotësues që i ndalon të ushtrojnë funksione publike për 5 vjet. Kapri dhe vartësit akuzoghen se lejuan kryerjen e punimeve në kundërshtim me ligjin në një pallat 14-katësh të kompanisë së themeluar nga vetë Kapri, që administrohet nga vëllai i tij.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme