Kronika 23 October 2025, 15:13 Nga VNA

Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën, nuk pranon ankimimin e ish-presidentit

Ndaje në Whatsapp
Apeli i GJKKO lë në burg Ilir Metën, nuk pranon ankimimin e

Gjykata e Posaçme e Apelit nuk pranoi ankimin e Ilir Metes për masën e sigurisë. Ish-presidenti do të vijojë të qëndrojë në paraburgim.

Ankimimi i tij në Apel erdhi një ditë pasi GJKKO rrëzoi kërkesën e Ilir Metës për shuarjen e masës së sigurisë arrest me burg.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se gjykata krijoi precedent të rrezikshëm me zotin Meta, pasi sipas tij janë ezauruar afatet për qëndrim në paraburgim.

Carkani tha se nuk ekziston asnjë rrezik që Ilir Meta të ndikojë apo të prishë provat në këtë fazë të procesit, duke argumentuar se çdo masë sigurie tashmë është e pajustifikuar.

Ai akuzoi sistemin gjyqësor për mungesë të verdikteve të pafajësisë dhe për kthimin e sallave të gjyqeve në “toga pushkatimi”.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme