Kronika 16 September 2025, 20:41 Nga VNA

Apeli i GJKKO e ktheu në burg, Vangjush Dako përfundon në spital

Ndaje në Whatsapp
Apeli i GJKKO e ktheu në burg, Vangjush Dako përfundon në spital

Burime nga Policia e Durrësit bëjnë me dije se ish-kryebashkiaku Vangjush Dako ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë ditës së sotme. Për këtë arsye, nuk është kryer ende ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit (GJKKO), e cila vendosi rikthimin e tij në burg. Vendimi u mor ditën e sotme dhe parashikon që Dako të vuajë edhe 10 ditë dënim të mbetur.

Burimet bëjnë me dije se menjëherë pas marrjes së vendimit, Dako ka përfunduar në spital, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka pësuar aritmi. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, në ambientet e spitalit mbërritën edhe forcat e Policisë së Durrësit, të cilat ekzekutuan vendimin e Apelit duke vënë në pranga ish-kryebashkiakun.

Pas përfundimit të procedurave mjekësore, Vangjush Dako pritet t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vijuar ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme