Kronika 12 March 2026, 11:55 Nga VNA

Anulimi i tenderit për ndërtimin e portit në Porto Romano, sa miliona ka gllabëruar deri më tani

Ndaje në Whatsapp
Anulimi i tenderit për ndërtimin e portit në Porto Romano, sa

Dje u pranua zyrtarisht nga qeveria se tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, një nga veprat infrastruktore më të rëndësishme të vendit, është anuluar, pasi kompania e vetme e mbetur në garë Archirodon nuk paraqiti ofertë financiare.


Tërheqja e kompanisë, rrezikon të lërë të paktën për momentin vendin pa port, pasi aktiviteti tregtar nga Porti ekzistues duhet të trasferohet, për shkak se po ndërtohet projekti Marina Durrës.
Ministri i Infrastrukturës Enea Karakaçi pranoi se tenderi ishte anuluar, ndërsa më tej foli për “përpjekje për të sabotuar Portin”. Ai tha se projekti do finalizohet, por pa dhënë një datë.


Megjithatë, ndonëse gjithcka është kthyer në pikën zero, Porti në letër na ka “ngrënë” deri më tani 13.8 milion euro. Këto para i janë paguar kompanisë që ka hartuar projektin e Portit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano.
Tenderi për ndërtimin e Portit në Porto Romano ishte me vlerë 400 mln euro dhe financim nga Buxheti i Shtetit.


Shpjegimet nga OPEN DATA
Tenderi për Fazën 1 të Portit në Porto Romano dështoi – por sa ka kushtuar deri tani?
Kur një garë publike dështon, zakonisht pasojnë procedura të tjera që shpesh shmangin konkurrencën. Pyetja kryesore mbetet: sa miliona euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit për këtë proces deri tani?
Tenderi për projektimin – 13.8 milion euro
Më 12 shtator 2022, Qeveria Shqiptare shpalli tenderin me objekt Hartimin e Projektit të Detajuar Teknik (Detailed Design) të Portit të Ri Tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano.
Burimi i financimit ishte nga fondet e vetë institucionit.
Fondi limit: 1.36 miliard lekë (rreth 13.8 milion euro)
Ky fond u rrit me rreth 20% me vendim të publikuar në Buletinin nr. 129, viti 2022
Tenderi u shënua me “flamur të kuq” për risk në konkurrencë:
Në garë morën pjesë 14 operatorë ekonomikë
9 prej tyre u skualifikuan
Fitues u shpall bashkimi i operatorëve:
“HASKONINGDHV NEDERLAND B.V – ADEC ENGINEERING CONSULTANCY L.L.C – ABKONS sh.p.k – TAULANT sh.p.k – GEO-ENG sh.p.k.”
Link tenderi: (Open Procurement Albania) https://openprocurement.al/.../vieë/id/7637/isbashki/0
Por pagesa për projektimin nuk është i vetmi shpenzim për një projekt që tashmë ka shënuar dy tenderime të dështuara.
Kontratë konsulence pa garë
Me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 427, datë 26.06.2024, qeveria autorizoi Autoritetin Portual Durrës të negociojë drejtpërdrejt dhe të lidhë marrëveshje konsulence me kompaninë ndërkombëtare Royal Haskoning DHV.
Kjo kontratë lidhej me mbështetjen për:
proceset e konkurrimit,
kontraktimit,
ndërtimit,
dhe mbikëqyrjes së Portit të ri të integruar në Porto Romano.
Ky autorizim është i vlefshëm deri në 3 vjet, bazuar në ndryshimet e ligjit për prokurimin publik (ligji nr. 16/2024).
https://openprocurement.al/publiccompany/other/11757VKM.pdf
Megjithatë:
Vlera e kësaj kontrate të negociuar pa garë nuk është bërë publike.
Nuk dihet gjithashtu nëse kontrata parashikon përgjegjësi të konsulentit në rast të dështimit të tenderimeve.
Tenderi për ndërtimin – 39.3 miliard lekë
Tenderi për ndërtimin e Portit në Porto Romano u shpall dy herë dhe u anulua dy herë.
Tenderi i parë
u shpall në korrik 2024
u anulua disa muaj më vonë
asnjë kompani nuk paraqiti ofertë
Tenderi i dytë
u rishpall në 24 dhjetor 2024
procedura zgjati rreth 15 muaj
u anulua sërish në mars 2026
Vlera e tenderit:
39.32 miliard lekë
https://openprocurement.al/.../vieë/id/11943/isbashki/0
Në këtë garë morën pjesë kompani të mëdha ndërkombëtare me përvojë në ndërtimin e porteve:
Archirodon Construction (Overseas) Company Limited
China Communications Construction Company (CCCC)
Van Oord Dredging and Marine Contractors B.V.
Ëebuild S.p.A.
BOE “Jan De Nul NV – Soletanche Bachy International – Vinci Construction Geoinfrastructure”
Pas fazës së parakualifikimit u kualifikuan vetëm:
Archirodon Construction
Van Oord
Ndërsa u skualifikuan:
China Communications Construction Company
Ëebuild
Jan De Nul
Më 25.09.2025, sipas dataset-it Open Data të Agjencisë së Prokurimit Publik, në procedurë mbeti vetëm një ofertë ekonomike e kualifikuar.
Gjithashtu u paraqit një ankesë për skualifikim, e cila nuk u shqyrtua nga Komisioni i Prokurimit Publik.
Në 11 mars 2026, ministria e linjës njoftoi verbalisht anulimin e dytë të tenderit.

Çfarë ndodh tani me Portin e Porto Romanos?
Disa skenarë janë të mundshëm:
Kontraktim pa tender
Realizim përmes koncesionit
Rishpallje e një tenderi tjetër
Shtyrje e pafundme e projektit
Në fund
Gjithçka që ka ndodhur deri tani me Portin e ri të Durrësit në Porto Romano, një projekt strategjik për Korridorin VIII dhe zhvillimin ekonomik të rajonit, deri më sot mund të përmblidhet me një fjalë:
Dështim.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme