Kronika 24 October 2025, 15:34 Nga VNA

Akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjon Shkambi kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit

Ndaje në Whatsapp
Akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja,

Gjykata e Apelit pritet të shqyrtojë ditën e hënë kërkesën e Gjon Shkambit për heqjen e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij nga shkalla e parë.

Shkambi akuzohet si bashkëpunëtor i nipit të tij, Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Seanca pritet të nisë në orën 10:00, me gjyqtar relator Genti Shalën.

Ndërkohë, Elvis Shkambi, autori i dyshuar i vrasjes, nuk ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke pranuar masën e “arrestit me burg” pa afat.

Në të njëjtën seancë, Apeli do të shqyrtojë edhe ankimin e Banush Goxhajt, punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Vrasja e gjyqtarit ndodhi më 6 tetor, kur Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba në sallën e gjyqit, menjëherë pas vendimit të dhënë kundër familjes Shkambi për një çështje pronësie. Gjatë ngjarjes, 31-vjeçari plagosi edhe dy persona të tjerë të përfshirë në konfliktin për pronësinë.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme