Kronika 30 December 2025, 14:57 Nga VNA

Akuzohej si një nga autorët e vrasjes së ish-agjentit të Antidrogës, Gjykata e Elbasanit shpall të pafajshëm Donald Hoxhën

Ndaje në Whatsapp

Akuzohej si një nga autorët e vrasjes së ish-agjentit të

Gjykata e Elbasanit shpall të pafajshëm Donald Hoxhën, i akuzuar për vrasje me paramendim në rolin e ndihmësit për ish-policin Roland Rexhepi i njohur si Doda. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 16 vite burgim për të pandehurin, pasi arsyetonte se ka prova që e implikojnë në ngjarjen e ndodhur verën e 2009.

Sipas hetuesve, Donald Hoxha kishte trasportuar nga Durrësi në Elbasan automjetin që u përdor në vrasje. Hoxha u shpall në kërkim dhe pas arrestimit në Britaninë e Madhe u ekstradua drejt Shqipërisë. Këtë të martë ai ka marrë pafajësinë, por prokuroria thotë se do ta ankimojë vendimin. Për implikim në vrasjen e ish-policit të njohur si Doda janë dënuar Armand Llakaj, Marjus Tafaj dhe Florind Shabani.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme