Kronika 7 March 2026, 15:18 Nga VNA

Aksioni i SPAK/ Grupi i Inez Hajrrullës akuzohet për krijim të kushteve për vrasjen e biznesmenit Bledar Birçaj

Ndaje në Whatsapp

Aksioni i SPAK/ Grupi i Inez Hajrrullës akuzohet për krijim të

Detaje të reja në kuadër të aksionit të SPAK ku u godit grupi i Inez Hajrullës.

Sipas burimeve ndaj Hajrullës dhe Ervis Matodoshaj krahas akuzave të vrasjes se Gentian Qarrit dyshohen edhe për krijim të kushteve për të kryer vrasjen e Bledar Bircaj.

Në komunikimet e tyre në Sky ECC ata bisedojnë për të kryer vrasjen, por më pas për shkak të zbërthimit të aplikacionit skanë arritur të provojnë autorësinë e tyre në këtë ngjarje.

Bircaj u ekzekutua me 10 maj 2021. Në kuadër të të njëjtit aksion u firmosën dhe 8 urdhra të tjera arresti, mes tyre një zyrtar policie dhe një biznesmen.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme