Kronika 24 November 2025, 17:06 Nga VNA

Aksioni i nisur që në mëngjes/ Identifikohet personi i armatosur në Orosh, 24-vjeçari kërcënon policinë

Ndaje në Whatsapp

Aksioni i nisur që në mëngjes/ Identifikohet personi i armatosur

Një nga personat e armatosur të dyshuar në Orosh të Mirditës është identifikuar. Bëhet me dije se ai është 24-vjeçari Julian Cumraku, i cili raportohet se ka kërcënuar forcat e policisë se do të qëllojë ndaj tyre.

Aksioni i policisë ka nisur që herët në mëngjes në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh. Dyshohet se brenda saj janë strehuar dy persona të armatosur me rrezikshmëri të lartë.

Për shkak të situatës së tensionuar, Policia e Pukës ka kërkuar mbështetjen e forcave speciale RENEA, të cilat ndodhen tashmë në terren dhe po asistojnë operacionin.

Terreni i vështirë dhe mungesa e sinjalit telefonik po e bëjnë të ndërlikuar marrjen e informacionit në kohë reale, ndërsa kontrollet po vijojnë me kujdes të shtuar. Aktualisht nuk ka të dhëna të reja mbi gjendjen brenda banesës apo hapat e ardhshëm të operacionit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme