Kronika 13 October 2025, 16:09 Nga VNA

Aksion blic në Elbasan, policia rrethon lokalin në Bradashesh, arrestohen disa persona

Ndaje në Whatsapp
Aksion blic në Elbasan, policia rrethon lokalin në Bradashesh,

Një aksion i papritur i forcave të rendit u zhvillua sot në mesditë në qytetin e Elbasanit, duke çuar në arrestimin e dy individëve të njohur për lidhjet me botën e krimit. VNA mëson se një prej të shoqëruarve është edhe Bujar Muça i kompanisë Delta.

Operacioni nisi rreth orës 15:30 në një lokal të njohur përgjatë aksit Elbasan – Ish-Metalurgjia, në fshatin Katund i Ri.

Forcat policore, të mbështetura nga njësi të specializuara, rrethuan zonën përreth lokalit para se të kryenin ndërhyrjen në ambientet e tij. Informacionet operative që u morën në terren çuan në ndërhyrjen e shpejtë të forcave speciale, të cilat arrestuan disa persona të dyshuar për veprime kriminale.

Ky aksion konsiderohet një ndër më të rëndësishmit në Elbasan vitet e fundit, një qytet që përballet prej kohësh me prani të fortë të grupeve kriminale. Autoritetet ende nuk kanë bërë publike emrat e të arrestuarve apo akuzat që rëndojnë mbi ta, por pritet që në orët në vijim të dalë një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme