Kronika 1 September 2025, 15:12 Nga VNA

Aksident tragjik në autostradën Vlorë–Levan, një viktimë dhe një i plagosur

Ndaje në Whatsapp
Aksident tragjik në autostradën Vlorë–Levan, një

 

Rreth orës 14:25 minuta, në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, ka ndodhur një aksident i rëndë. Një automjet tip kamionçinë, me targa AB498LV, është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i kamionçinës ka humbur jetën në vend, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të është në gjendje të rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Vlorës.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga automjeti, pasi kabina e kamionçinës është dëmtuar rëndë dhe personi i mbetur brenda nuk mund të nxirret lehtësisht.

Ndërkohë,drejtuesja e mjetit tip Dacia është shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Sot, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një automjet tip “Dacia”, me drejtues shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një mjet tip kamionçinë, me drejtues shtetasin F. H., 62 vjeç, i cili nga goditja është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionçinës ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri që udhëtonte në këtë mjet, shtetasi A. M., ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme