Kronika 2 January 2026, 10:22 Nga VNA

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Shkodër, humbin jetën dy bashkëshortë nga Puka

Ndaje në Whatsapp
Aksident tragjik në aksin Lezhë–Shkodër, humbin jetën

Ditët e para të vitit 2026 kanë nisur me bilanc të rëndë aksidentesh rrugore. Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë–Shkodër, në afërsi të fshatit Gocaj, ku si pasojë e përplasjes së fortë mes dy automjeteve kanë humbur jetën dy persona.

Viktimat janë identifikuar si bashkëshortët Elona Florini, 42 vjeçe, dhe Petrit Florini, 53 vjeç, banorë të Pukës. Petrit Florini ushtronte detyrën e efektivit të Policisë së Shtetit, ndërsa bashkëshortja e tij ishte mësuese.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe një grua me dy fëmijët, të cilët udhëtonin në mjetin tjetër të përfshirë në përplasje. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Për nxjerrjen e trupave nga automjeti i shkatërruar, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa më pas trupat e pajetë janë transportuar me ambulancë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme