Kronika 3 October 2025, 20:43 Nga VNA

Aksident tragjik në aksin Gjirokastër-Kakavijë/ Humb jetën një pasagjere, përfshihet një oficer policie

Ndaje në Whatsapp
Aksident tragjik në aksin Gjirokastër-Kakavijë/ Humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, ku një grua 71-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet i drejtuar nga një oficer i Policisë së Shtetit.

Viktima është identifikuar si Kostulla Harito, banuese në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, ajo sapo kishte zbritur nga autobusi i linjës Gjirokastër-Janinë, kur është goditur për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një punonjës i policisë.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, grupi hetimor si dhe përfaqësues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Oficeri i përfshirë në aksident është shoqëruar në ambientet e policisë për t’u marrë në pyetje, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e këtij rasti tragjik.

Policia njofton se po vijon puna për të dokumentuar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme