Kronika 28 January 2026, 22:19 Nga VNA

Aksident në Tepelenë, viktimë një 50-vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Aksident në Tepelenë, viktimë një 50-vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 20:55 në aksin rrugor Dhëmblan–Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Përroit”, në fshatin Salari, pjesë e njësisë administrative Kurvelesh. Automjeti tip furgon, i drejtuar nga Arjan Çela, rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga, duke rezultuar me vdekjen e drejtuesit në vendngjarje.


Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:55, në aksin rrugor "Dhëmblan-Tepelenë", në vendin e quajtur "Ura e përroit", në fshatin Salari, automjeti kamioçinë që drejtohej nga shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme