Kronika 20 September 2025, 19:18 Nga VNA

Aksident në rrugën Shkodër–Hani i Hotit, humbin jetën babë e bir

Ndaje në Whatsapp
Aksident në rrugën Shkodër–Hani i Hotit, humbin jetën

Në aksin rrugor Shkodër -Hani Vitit, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut rreth orës 18:20 ka ndodhur një aksident i rëndë me dy të vdekur. 

Policia njofton se automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi Valentin Bluda dhe babai i tij, shtetasi Nikoll Bluda 76 vjeç, pasagjer në automjet.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi V. B. dhe babai i tij, shtetasi N. B., 76 vjeç, pasagjer në automjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme