Kronika 19 September 2025, 16:17 Nga VNA

Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset 50-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Aksident në minierën e Bulqizës, plagoset 50-vjeçari

Një minator 50-vjeçar u aksidentua ditën e djeshme gjatë punës në një nga galeritë e kompanisë Albchrome në Bulqizë.

Policia e Bulqizës njoftoi se punonjësi, i identifikuar si A.D., u rrëzua aksidentalisht gjatë punës duke pësuar lëndime trupore. Ai u transportua menjëherë në spital dhe, sipas autoriteteve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet mbi ngjarjen janë referuar në Prokurori për vlerësim.

Burime të BIRN nga Spitali i Bulqizës thanë se minatori ka pësuar dëmtime të shumta në shpatull, çka pritet t’i shkaktojë paaftësi të përkohshme për t’u rikthyer në punë. Po ashtu, mjekët theksuan se trajtimi i tij kërkon procedura që nuk ofrohen plotësisht në sistemin publik shëndetësor dhe që kanë kosto të lartë për një familje të zakonshme.

BIRN i është drejtuar kompanisë Albchrome, duke kërkuar një qëndrim mbi rrethanat e aksidentit, gjendjen shëndetësore të punonjësit të lënduar, si dhe masat që po ndërmerren për të garantuar sigurinë e punëtorëve në galeritë e Bulqizës. Por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, kompania nuk ka kthyer asnjë reagim – një praktikë e përsëritur edhe në aksidente të mëparshme.

Albchrome, e cila në vitin 2022 u shit nga “Balfin Group” tek konglomerati turk “Yildirim International Mining Investments B.V.”, është përballur shpesh me akuza dhe protesta të minatorëve për kushtet e rënda të punës dhe mungesën e sigurisë në galeri.

Sektori minerar në Shqipëri konsiderohet ndër më të rrezikshmit, ku aksidentet në punë shpesh kanë sjellë pasoja tragjike për punëtorët – përfshirë humbje jete.

Në Bulqizë, minatorët që punojnë në kompaninë Albchrome kanë protestuar disa herë gjatë këtij viti duke kërkuar rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës. Edhe pse kompania pranoi një rritje të pagës me 5% në fillim të vitit, punëtorët e konsideruan atë minimale dhe të pamjaftueshme krahasuar me kërkesën e tyre për një rritje prej 10%.

Pas protestave, kompania Albchrome shkarkoi nga puna një prej punëtorëve pjesë e grupit përfaqësues në negociatat me drejtuesit e saj. Minatori Altin Kola deklaroi se u largua nga puna me arsyetimin se kishte grisur një njoftim të vendosur nga kompania, por sindikatat dhe kolegët e tij e cilësuan këtë veprim si një akt hakmarrjeje ndaj angazhimit të tij në protestë dhe në përfaqësimin e interesave të punëtorëve./BIRN/

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme