Kronika 18 August 2025, 13:44 Nga VNA

Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, humb jetën një person, tre të tjerë të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, humb jetën një

 

Aksi rrugor "Shkodër Bushat" është përgjakur këtë të hënë nga një aksient i ndodhur në zonën e Beltojës. Në aksident është përfshirë një kamion i cili është përplasur me një autoveturë. Të plagosurit janë Mateo Luli, Laura Luli, Hilmi Shkrela. 

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i automjetit ndërsa të plagosur rëndë kanë mbetur gruaja dhë fëmija. Këta të fundit ndodhen në Spitalin e Shkodrës nën kujdesin mjekësor. Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rëndë.  

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H. 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme