Kronika 6 September 2025, 09:10 Nga VNA

Aksident i rëndë në Dukat Fushë, përplasen dy automjete, 4 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në Dukat Fushë, përplasen dy

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:00, në fshatin Dukat Fushë, ku janë përplasur dy automjete, një mjet tip Audi dhe një tjetër tip Fiat.

Nga përplasja e fortë kanë mbetur të plagosur katër persona. Sipas burimeve, dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe humbja e kontrollit nga një prej drejtuesve të mjeteve.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme