Kronika 28 September 2025, 22:06 Nga VNA

Aksident i rëndë në aksin “Elbasan–Cërrik”, 5 të plagosur

Ndaje në Whatsapp
Aksident i rëndë në aksin

Aksident i rëndë në aksin “Elbasan–Cërrik”, me pasojë 5 të plagosur. Policia bën me dije se në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, në fshatin Valas, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme