Kronika 1 December 2025, 16:06 Nga VNA

Çahet sërish argjinatura e lagunës Kune-Vain

Ndaje në Whatsapp

Çahet sërish argjinatura e lagunës Kune-Vain

Argjinatura e Lagunës Kune-Vain në Lezhë është çarë përsëri, duke rikthyer vëmendjen tek një nga problematikat kryesore të kësaj zone të mbrojtur. Fenomeni ka ndodhur në kushte të pazakonta, pasi në zonë nuk ka pasur reshje shiu, gjë që ngre dyshime për dobësimin strukturor të argjinaturës.

Ekspertët theksojnë se mungesa e ndërhyrjeve afatgjata për stabilizimin e argjinaturës ka favorizuar erozionin dhe rritjen e presionit hidrik mbi lagunë. Autoritetet përgjegjëse nuk kanë dhënë ende detaje mbi masat që do të merren për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme