Kronika 11 May 2026, 14:04 Nga VNA

Afrim Tola dëshmon në GJKKO në procesin “Partizani” me të pandehur kryesor ish-kryeministrin Sali Berisha

Ndaje në Whatsapp

Afrim Tola dëshmon në GJKKO në procesin “Partizani”

Në seancën e rradhës në GJKKO për procesin “Partizani”, ish-drejtori i klubit shumë sportësh, Afrim Tola, dëshmoi mbi gjendjen e aseteve përpara privatizimit. Ai deklaroi se objektet ishin të amortizuara dhe të zëna forcërisht nga familjarë, ndërsa vlerësimi i aseteve nga grupi i punës në atë kohë kapte shifrën e 20 milionë lekëve.

Gjatë marrjes në pyetje nga avokatët dhe Jamarbër Malltezi, Tola pohoi se fokusi i tij ishin sportistët dhe se nuk mbante mend kontakte me blerësit apo detaje të shkresave të vitit 2003.

Dëshmia e plotë:

Në periudhën 2006–2008 kam qenë drejtor i klubit shumë sportësh “Partizani”. Stafi ka pasur 5–6 punonjës, ndërsa pjesa tjetër nuk paguhej nga shteti. Sportistë ka pasur pafund, në të gjitha kategoritë. Ne kemi pasur një fond shumë të vogël, vetëm sportistët elitarë paguheshin. Për shumicën e sportistëve gjenim mundësi për t’i paguar. Te volejbolli është rregulluar palestra e volejbollit dhe palestra e mundjes.

SPAK: Tek privatizimi çfarë procedure ke kryer?

Tola: Kemi qenë një grup pune që jemi ngritur nga ministri për të evidentuar asetet e klubit dhe për të bërë vlerësimin. Nuk më ka kontaktuar njeri kur kam qenë drejtor.

Avokati Klodian Skënderja: Mbani mend të keni nënshkruar dokument për privatizimin?

Tola: Nuk e mbaj mend, kanë kaluar shumë vite.

Avokati: Ta vendos në dispozicion?

Gjykata: Pranohet.

Tola: Kemi qenë anëtarë të komisionit dhe kanë ardhur aty për të parë; gjë tjetër nuk mbaj mend.

Avokati: Në çfarë gjendje ishte ambienti?

Tola: I amortizuar; përveç atyre që jemi munduar t’i rregullojmë vetë, pjesa tjetër ishte e amortizuar, nuk kishte as derë.

Avokati: Inventarizimi çfarë përmbante?

Tola: S’e mbaj mend, kanë kaluar shumë vite. Në atë kohë mbaj mend që kishte familje që i kishin zënë ambientet.

Avokati Skënderaj: Keni vendosur shifër konkrete të inventarizimit?

Tola: Totali i vlerësimit ka qenë 20 milionë lekë.

Malltezi: A je në dijeni që ka një shkresë të vitit 2003 që tregon se shumë objekte janë të zëna forcërisht dhe ka pasur probleme me inventarizimin?

Tola: Nuk e mbaj mend, s’më kujtohet.

Tola: Jua thashë edhe më parë, në klubin shumë sportësh “Partizani” ka pasur pjesë të zëna forcërisht. Në 2006 është vlerësuar 20 milionë lekë.

Malltezi: E di sa është vlera e privatizimit?

Tola: Nuk e di sa është bërë.

Avokati Sokol Hazizaj: Çfarë detyre bëje, si fillonte detyra jote?

Tola: Unë merresha me sportistët. Nuk jam takuar me njeri në atë kohë; nuk e mbaj mend. Emrin e Fatmir Bektashit e kam dëgjuar, por nuk mbaj mend ta kem takuar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme