Kronika 24 September 2025, 10:25 Nga VNA

Afera e inceneratorëve, SPAK zgjat me 3 muaj të tjerë hetimet për Arben Ahmetajn

Ndaje në Whatsapp
Afera e inceneratorëve, SPAK zgjat me 3 muaj të tjerë hetimet

Prokuroria e Posaçme zgjat me 3 muaj të tjerë afatet e hetimit për ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, lidhur me aferën e inceneratorëve. Zgjatja vjen për shkak të vonesës së mbërritjes së përgjigjeve të letërporosive që SPAK ka dërguar jashtë vendit. Afati i fundit për përfundimin e hetimeve është caktuar data 23 dhjetor.

Arben Ahmetaj dyshohet për veprën penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehje pasurie. Ai është në arrati prej dy vitesh dhe ka kërkuar azil politik në Zvicër. Nën hetim janë edhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha, dhe ish-bashkëshortja, Albina Mançka.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme