Kronika 16 December 2025, 09:58 Nga VNA

Afera e AKSHIT, nga Agasi te Karcanaj dhe zyrtarët e policisë që gllabëruan miliona

Ndaje në Whatsapp
Afera e AKSHIT, nga Agasi te Karcanaj dhe zyrtarët e policisë që

SPAK godet AKSHI-n, një institucion që prej vitesh është në qendër të akuzave dhe skandaleve lidhur me procedurat e tenderave. Mirlinda Karcanaj, drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, është vendosur nën masën e arrestit në shtëpi, ndërsa ndaj biznesmenit kontrovers dhe njëherazi njeriut që është konsideruar si eminenca gri e Edi Ramës, Ergys Agasi, është firmosur masa e arrestit në burg. Burimet thonë se Agasi nuk është vënë në pranga, pasi rezulton të ketë dalë jashtë vendit. Agasi dyshohet se është përfshirë në aferën e AKSHI-t bashkë me mikun e tij, biznesmenin Ermal Beqiri, ndaj të cilit po ashtu është caktuar masa e arrestit me burg.

Largimi i Agasit ka sjellë një përplasje të fortë mes SPAK dhe Policisë së Shtetit, pasi, siç dihet, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, është investim personal i tij.

SPAK ka firmosur edhe masa të tjera sigurie, përfshirë dhe zyrtarë policie. Nga hetimet më shumë se njëvjeçare rezulton se Karcanaj ka favorizuar kompanitë e biznesmenit Ermal Beqiri dhe disa kompani satelite që fituan tendera milionësh. Ndërsa Agasi po ashtu rezulton se ka ndërhyrë për tenderët, të cilët janë kaluar të gjithë në një dorë. SPAK ka hetuar për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave, shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme