Kronika 7 January 2026, 13:15 Nga VNA

Afera e AKSHI, e besuara e Ilir Prodës kërkon kthimin e 8 celularëve, GJKKO rrëzon kërkesën e Ervina Gjanës

Ndaje në Whatsapp

Afera e AKSHI, e besuara e Ilir Prodës kërkon kthimin e 8

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, për të marrë përsëri celularët e sekuestruar gjatë hetimeve për dosjen e AKSHI-t.

Burime pranë SPAK thanë se gjatë kontrollit në banesën e Ervina Gjanës dhe bashkëjetuesit, Renato Hristic, gjetën dhe sekuestruan 8 celularë si dhe dy lap top.

Hristic ka qenë shoqërues i biznesmenit të shumëkërkuar Ergys Agasi, ndërsa bashkëjetuesja e tij, Gjana aktualisht mban detyrën e drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit dhe njihet si një prej njerëzve më të besuar të Ilir Prodës.

Ervina Gjana e kundërshtoi kontrollin dhe iu drejtua gjykatës, pasi pretendonte se celularët i kishte përdorur ajo dhe jo bashkëjetuesi. Por SPAK mori miratimin e gjykatës edhe për kontrollin personal të zyrtares.

Gjykata rrëzoi kërkesën e Gjanës dhe e konsideroi të ligjshëm sekuestrimin e sendeve. Ervina Gjana ka qenë më herët e dyshuar për implikim në skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS. Lidhur me AKSHI-n, SPAK zbuloi një grup kriminal dhe shpalli në kërkim Ergys Agasin, që konsiderohet si eminenca gri e Edi Ramës dhe Ermal Beqirin, ndërsa në arrest shtëpie janë dërguar drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi. Krerët e grupit kriminal Agasi dhe Beqiri dyshohen se urdhëruan rrëmbimin e rivalit të tyre në biznes, Gerond Meçe, dhe nën kërcënim ai u detyrua të tërhiqej nga tenderat e AKSHI.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme