Kronika 21 September 2025, 13:07 Nga VNA

Adoleshenti godet me gërshër 40–vjeçarin në Vlorë

Ndaje në Whatsapp
Adoleshenti godet me gërshër 40–vjeçarin në

Një incident i pazakontë është shënuar në Vlorë, ku një 17-vjeçar ka sulmuar një 40-vjeçar duke përdorur një palë gërshërë.

Përplasja mes tyre ka lindur për motive të dobëta, dhe përfundoi me lëndime të lehta për 40-vjeçarin. Autoritetet policore ndërhynë menjëherë dhe kanë nisur procedim penal ndaj të miturit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe proceduan penalisht: një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi më datë 20.09.2025, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta dhe ka goditur me një mjet prerës (gërshërë), shtetasin D. V., 40 vjeç, të cilit i ka shkaktuar plagë sipërfaqësore në trup dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme