Kronika 24 February 2026, 09:25 Nga VNA

64-vjeçari shqiptar tentoi të abuzonte seksualisht me të renë në Greqi, trondit e bija: Ka ndodhur edhe me mua

Ndaje në Whatsapp
64-vjeçari shqiptar tentoi të abuzonte seksualisht me të

Autoritetet policore greke kanë nisur një kërkim për arrestimin e 64-vjeçarit shqiptar Mark Preci, i cili akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze 25-vjeçare me aftësi ndryshe në shtëpinë e saj në Kypseli.

Incidenti u filmua, ndërsa imazhet tregonin lëvizjet e autorit të krimit disa minuta para sulmit.

Të dielën në mëngjes, 64-vjeçari shqiptar hyri në shtëpinë ku jetojnë dy binjaket me aftësi të kufizuara, ndërsa nëna e tyre mungonte dhe sipas asaj që deklaroi kjo e fundit, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht njërën nga dy vajzat e saj, ndërsa të dytën e ka sulmuar dhe grushtuar.

Siç raportoi nëna e dy vajzave, ajo kishte shkuar në farmaci për 10 minuta dhe kur u kthye në shtëpi, e gjeti autorin duke ngacmuar seksualisht njërën nga vajzat e saj. Pas kësaj, ajo e goditi me tigan, ndërsa ai iu kundërpërgjigj duke e goditur me grushte, ashtu siç bëri me vajzën tjetër të saj. Pastaj nëna e vajzave mori një thikë dhe filloi ta ndiqte, ndërsa shqiptari u largua.

Një dëshmi e fortë ka dalë në dritë në lidhje me Mark Precin, i dyshuar për tentativën e përdhunimit të dy vajzave me paralizë cerebrale në lagjen Kipseli në Athinë.

Vajza e tij biologjike ka rrëfyer publikisht se edhe ajo ka qenë viktimë e abuzimit seksual nga i ati, kur ishte vetëm 7 vjeç.

“Më përdhunoi edhe mua në moshën 7 vjeçare, por nuk munda të gjej forcën ta denoncoj. Kisha frikë dhe nuk munda ta bëj atëherë. E mbajta brenda meje për shumë vite dhe tani erdhi momenti që ta them. U zumë keq dhe një herë ja thashë  por tentoi të më nxjerrë të çmendur. Tani ai njeri nuk ka më të bëjë me mua dhe ndaj gjeta kurajën ta denoncoj“, rrëfehu vajza biologjike e Mark Precit, autorit të dyshuar për tentativën e  përdhunimit të dy vajzave të sëmura me  paralizë cerebrale në lagjen Kipseli në Athinë pak ditë më parë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme