Kronika 31 July 2025, 09:15 Nga VNA

Fotot e dollarëve amerikanë që zbuluan milionat e transfertave në Hawala të grupit të Cincos e Hoxhosmanëve

Ndaje në Whatsapp

Fotot e dollarëve amerikanë që zbuluan milionat e transfertave

Grupi kriminal që u godit nga SPAK pasi trafikoi 6 ton drogë nga Amerika Latine në Europë, përdorte sistemin Hawala për të bërë transfertën e parave.

Fotot e dollarëve amerikanë që zbuluan milionat e transfertave

Në foton më lart është një kartëmonedhë e dollarit amerikan me mbishkrimin “BigXon”, pra pseudonimi që përdor në Sky ECC Ramazan Rraja, si dhe numri serial i kartëmonedhës që ka shërbyer si shenjë në transfertat për mënyrën e njohur Hawala për pagesën e blerjes së kokainës. Këto foto janë zbuluar në komunikimet mes anëtarëve të grupit.

Në një nga bisedat, Artur Hoxhosmani shprehet i shqetësuar për kapjen e një sasie prej 2 tonë droge. Kokaina ishte nisur nga Ekuadori në 2020 nga vëllezërit Artur e Klevis Hoxhosmani dhe ishte kamufluar në kuti me banane. Ajo u sekuestrua nga autoritetet në Portin e Roterdamit dhe vlera e drogës kapte shifrën e 151 milionë euro.

“Ra puna mram nga Ekuadori, 2 ton, çdo gjë në rregull sa zbriti në tokë nga anija e mori dogana,” thotë Artur Hoxhosmani. “Më ka dhimt në shpirt mu vëlla, jo më ju,” shprehet bashkëbiseduesi.

Të dyshuarit si anëtarë të grupit kriminal janë Plarent Dervishaj, Klevis e Artur Hoxhosmani, Erion Alibej, Ermir Ndreaj, Ilir Lloshi dhe Devid Petrut.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme