Kronika 7 January 2026, 13:02 Nga VNA

350 pasagjerë me destinacion Rinasin mbeten të bllokuar në Brindisi: “Wizz Air nuk na ka dhënë asnjë shpjegim”

Ndaje në Whatsapp

350 pasagjerë me destinacion Rinasin mbeten të bllokuar në

Rreth 350 pasagjerë, të cilët udhëtonin nga Bergamo dhe Bologna drejt Aeroportit të Rinasit, janë devijuar për shkak të motit të keq dhe kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Brindisit, në Itali.

Pasagjerët, që kishin si destinacion përfundimtar Shqipërinë, vijojnë të qëndrojnë në ambientet e aeroportit, ndërsa ankohen për mungesë informacioni dhe zgjidhjesh nga kompania ajrore. Përballë situatës, ata kanë protestuar, duke penguar edhe funksionimin normal të shërbimeve në aeroportin e Brindisit.

Sipas pasagjerëve, kompania ajrore Wizz Air i ka braktisur, duke mos ofruar akomodim, transport alternativ apo sqarime të qarta mbi vijimin e udhëtimit drejt Rinasit.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme