Kronika 5 September 2025, 19:36 Nga VNA

17-vjeçari nga Kosova qëllohet për vdekje nga policia pas sulmit me thikë ndaj mësueses

Ndaje në Whatsapp
17-vjeçari nga Kosova qëllohet për vdekje nga policia pas

Një operacion i madh policor dhe i shërbimeve të emergjencës është zhvilluar sot në Essen të Gjermanisë, pas një sulmi me thikë në një kolegj profesional. Sipas mediave gjermane, përfshirë Bild, sulmuesi është një 17-vjeçar nga Kosova, i cili më parë ishte raportuar si 18 vjeç, por mosha e tij u konfirmua më vonë. I riu ishte nxënës në kolegjin profesional dhe dyshohet se iu afrua një mësueseje dhe e goditi me thikë, para se të largohej me vrap nga vendi i ngjarjes. Dëshmitarë raportuan se sulmuesi u lokalizua në një park rreth tre kilometra larg shkollës. Kur një njësi e operacioneve speciale (SEK) iu afrua, 17-vjeçari dyshohet se vrapoi drejt oficerëve duke mbajtur thikën. Policia qëlloi ndaj tij, duke e plagosur rëndë. Ai u desh të intubohej në vend dhe më pas u raportua i vdekur. Të paktën dhjetë nxënës që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes pësuan tronditje emocionale, pasi ishin dëshmitarë të incidentit. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të sulmit dhe reagimin policor.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme