Kronika 18 August 2025, 20:14 Nga VNA

14 turistë nga Franca dhe Gjermania rrezikuan izolimin në kanionin e Langaricës për shkak të reshjeve të dendura

Ndaje në Whatsapp
14 turistë nga Franca dhe Gjermania rrezikuan izolimin në kanionin e

Një grup prej 14 turistësh, të cilët po eksploronin bukuritë natyrore të Përmetit pranë “Ura e Dashit”, rrezikuan të mbeteshin të izoluar në kanionin e Langaricës, pasi reshjet e rrëmbyeshme të shiut rritën ndjeshëm nivelin e ujit në lumin e Langaricës.

Uji i lartë i bllokoi turistët në një pjesë të kanionit, duke u pamundësuar largimin. Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë së Përmetit, në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe strukturat e zonave të mbrojtura, ndërhynë shpejt dhe arritën të shpëtojnë grupin në kohë rekord.

Sipas raportimeve të fundit, të gjithë turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar dëmtime.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme