Kronika 24 March 2026, 22:09 Nga VNA

Krim tronditës në Roskovec: Djali gjen prindërit pa jetë, zbardhet dëshmia dhe konflikti i fundit familjar

Ndaje në Whatsapp
Krim tronditës në Roskovec: Djali gjen prindërit pa jetë,

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë kriminale brenda familjes në fshatin Kuman, Roskovec. Sipas burimeve policore, djali i çiftit Rrapaj ka deklaruar në polici se në momentin e ngjarjes ka qenë në Fier për një konsultë mjekësore, fakt i konfirmuar edhe nga verifikimi i kamerave të sigurisë.

Në dëshminë e tij, ai ka pohuar se i ati ishte tip konfliktual dhe se përplasja e fundit mes tyre kishte ndodhur rreth 10 ditë më parë. Konflikti kishte nisur për një çështje banale, pasi djali kishte hedhur pleh tek patatet në oborr, gjë që kishte acaruar 80-vjeçarin. Kjo situatë kishte përfunduar edhe në komisariatin e Roskovecit, ndërsa nëna, Dashuria, i dilte shpesh në krah bashkëshortit.

Pas kthimit nga Fieri, djali i ka gjetur prindërit pa shenja jete në banesë. Fillimisht ka njoftuar një kushëri dhe më pas policinë.

Sipas të njëjtave burime, arma e përdorur në krim dyshohet të jetë e vjetër dhe mund të ketë qenë e fshehur që prej vitit 1997, pasi është gjetur me dhe. Raportohet se arma është shkrepur dy herë, ku një plumb i ka marrë jetën gruas dhe plumbi tjetër 80-vjeçarit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme