Kronika 21 March 2026, 21:53 Nga VNA

Vrasje tragjike në Klinë: Dyshohet se ish-futbollisti vrau vëllain pas një mosmarrëveshjeje

Ndaje në Whatsapp
Vrasje tragjike në Klinë: Dyshohet se ish-futbollisti vrau

 Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Bokshiq të komunës së Klinës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Faruk Isufi, i cili sipas raportimeve ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve të rënda të marra gjatë incidentit.

Për këtë rast, i dyshuar është vëllai i tij, Jetmir Isufi, ish-futbollist i KF Dukagjinit. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes tyre, e cila ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit.

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore dhe Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda. Është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në rast, si dhe prova të tjera materiale,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Sipas burimeve, viktima ishte edhe veteran i UÇK-së.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike janë në vazhdim.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme