Kronika 20 January 2026, 09:19 Nga VNA

Vrasje në Krujë / Petrit Ndou humb jetën pas goditjes me çekiç, arrestohet autori i dyshuar Andri Vokrri

Ndaje në Whatsapp
Vrasje në Krujë / Petrit Ndou humb jetën pas goditjes me

Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Thumanës gjatë orëve të para të mëngjesit, ku një konflikt i dyshuar mes dy personave përfundoi me humbjen e jetës së një 57-vjeçari.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë–Krujë”, gjatë një konflikti mes dy personave, shtetasi Petrit Ndou, 57 vjeç, është goditur me sende të forta, konkretisht me çekiç, duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Andri Vokrri, alias Ndreka, si dhe kanë shoqëruar edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se konflikti dyshohet të ketë pasur si motiv përplasjen e dy automjeteve me të cilat udhëtonin personat në fjalë. Ata kanë filluar të debatojnë dhe në një moment Vokrri ka goditur për vdekje 57-vjeçarin.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme