Kronika 18 January 2026, 10:34 Nga VNA

Prostitucion në Durrës/ Punonjëset që shfrytëzoheshin për prostitucion nuk hapin dyert, ndërhyn zjarrfikësja

Ndaje në Whatsapp
Prostitucion në Durrës/ Punonjëset që shfrytëzoheshin

Një rast i shfrytëzimit për prostitucion është zbuluar në Durrës, ku një shtetase e huaj është vënë në pranga si organizatore e aktivitetit të paligjshëm.

Sipas të dhënave, një 52-vjeçare nga Armenia kishte marrë me qira dy apartamente, një në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe një tjetër në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, të cilat dyshohet se i shfrytëzonte për ushtrimin e prostitucionit. Në këtë aktivitet ishte e përfshirë edhe një 22-vjeçare nga Peruja, si dhe tre shtetas shqiptarë, të cilët janë proceduar penalisht.

Gjatë ndërhyrjes në ambientet e marra me qira, shtetaset e huaja kanë refuzuar të hapin dyert e apartamenteve, duke detyruar hapjen e tyre me mjete të posaçme. Brenda ambienteve janë gjetur dhe sekuestruar pasaporta, shuma parash, karta telefoni dhe sende të tjera që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme