Kronika 25 September 2025, 08:33 Nga VNA

E rëndë në Durrës, 51-vjeçari gjendet i vrarë me thikë në shtëpinë e tij

Ndaje në Whatsapp
E rëndë në Durrës, 51-vjeçari gjendet i vrarë me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku një 51-vjeçar është gjetur i vrarë në banesën e tij. Viktima është identifikuar si Valbon Beqiraj (i njohur dhe me emrin Marsel Beqiraj), i cili u gjet pa shenja jete nga familjarët, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:30 të datës 24 shtator.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Durrësit, nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës dhe ekspertiza mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, rezulton se Beqiraj kishte plagë të shumta të shkaktuara me mjet prerës, dyshohet thikë, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Menjëherë pas ngjarjes, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.

Policia ka vijuar me mbledhjen e provave në vendngjarje dhe po këqyr kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe persona të afërt me viktimën. Autoritetet kanë bërë me dije se, në përfundim të hetimeve paraprake, do të jepet një njoftim i detajuar mbi dinamiken e ngjarjes dhe ecurinë e hetimeve.

 

 

 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme