Kronika 27 September 2025, 06:58 Nga VNA

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë, viktimë një shtetas italian

Ndaje në Whatsapp
Vrasje me armë zjarri në Tepelenë, viktimë një shtetas

Vrasje me armë zjarri në Tepelenë, viktimë një shtetas italian. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Salarisë, ku italiani udhëtonte me automjet bashkë me disa persona të tjerë.

Sipas dëshmisë së shoferit, një person u doli përpara makinës dhe ngriti dorën për ta ndaluar, moment në të cilin autori hapi zjarr duke goditur shtetasin italian.

Gazmend Braçe është personi i dyshuar që po kërkohet nga policia. Ndërsa janë ngritur postoblloqe në disa rrugë. 

Njoftimi i Policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.


Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme