Histori të harruara 20 December 2025, 20:09 Nga VNA

Veshjet e para të xhandarmërisë shqiptare u sollën nga Torino

Ndaje në Whatsapp
Veshjet e para të xhandarmërisë shqiptare u sollën nga

Dokumenti bashkëlidhur është një shkresë e Ministrisë së Financave, nënshkruar nga zëvendësisht ministri Luigj Gurakuqi. Shkresa mban datën 20.11.1913. vlera e parë e saj është modeli i vulës së ministrisë në fjalë, që tregon modelimin e përgjithshëm të vulave në këtë kohë për të cilën kemi fare pak dokumente. Së dyti, tregon se veshjet e para për armën e xhandarmërisë janë bërë në Torino, në një firmë që ka ekzistuar deri në vitin 1977. Shoqëria “Bauchiero”.

Personat e përmendur në këtë udhëtim për të biseduar apo lidhur kontratat janë Anton Dukagjini dhe Adem Isa Boletini. Të dy ishin të rinj, i parë 18 vjeç dhe i dyti 17 vjeç.

Antoni punoi shumë vite në Ministrinë e Punëve Botore, si specialist e drejtor dhe u dënua si pjesë e opozitës me grupin e Koalicionit Demokrat në vitin 1946. Vuajti gati 14 vjet burgim. Pas lirimit nga burgu i sëmurë rëndë u internua në Savër të Lushnjës. Vdiq në vitin 1967 në spitalin e Beratit. 

Ademi u vra me atentat nga komunistët në Shkodër në nëntor 1943. Çuditësisht në historikët e tyre publikë të mbushur me pusi e prita, për këtë ngjarje nuk u dhanë kurrë informacionin e duhur.

 

Nga historiani Kastriot Dervishi

Video

Taulant Balla, më i bindur se Edi Rama: Dorëheqja nuk ndodh kurrë!

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

Protesta në 14:00, “armatë” policësh drejt qendrës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme