Histori të harruara 15 September 2025, 16:23 Nga VNA

Tragjedi nga lufta – rrëfimi i një nëne që varrosi djalin 7 vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi nga lufta – rrëfimi i një nëne që varrosi

Kujtime të dhimbshme nga lufta e fundit në Kosovë vazhdojnë të trondisin opinionin. Nënë Shukrije Ahmeti nga Rezalla e Drenicës ka rrëfyer momentet e fundit të jetës së djalit të saj, vetëm 7 vjeçar, i plagosur rëndë gjatë ngjarjeve të 5 marsit 1998.

"Leotrimi më tha: ‘Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam smut prej barku.’ Kur ia hoqa teshat, e pashë se i ishte çarë barku dhe i kishin dalë zorrët. Ia vura xhemperin për t’ia mbuluar plagën, por ai më tha: ‘Mos um prek, se po më dhemb shumë’,” kujton nënë Shukrija.

Megjithë ndihmën e parë mjekësore të dhënë në Gradicë, djali i saj nuk arriti të jetonte më shumë se tre orë. Për shkak të rrethanave të luftës, familja nuk mundi ta sillte trupin në Rezallë, ndaj varrimi u bë në Gradicë.

“Djalin 7-vjeçar e kemi varrosur në Gradicë, sepse nuk patëm mundësi ta sjellim në Rezallë,” shtoi ajo me lot në sy.

Ky rrëfim i trishtë mbetet një dëshmi e gjallë e dhimbjeve të pashlyeshme që lanë pas ngjarjet e marsit 1998 në Drenicë.

Lexo gjithashtu

Video

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

Momenti kur policia qëllon me plumb gome në sy Erjon Vishkullin. Kujdes! Pamje të rënda.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme