Histori të harruara 7 August 2025, 18:10 Nga VNA

Refuzohet nga universiteti për shkak të babait: Letra prekëse e Petrit Spahiut dhe urdhri i Mehmet Shehut

Ndaje në Whatsapp

Refuzohet nga universiteti për shkak të babait: Letra prekëse e

Një dokument i rrallë i vitit 1968 hedh dritë mbi përmasat e luftës së klasave në Shqipërinë komuniste. Petrit Spahiu, djali i Bedri Spahiut – një figurë e njohur e dënuar për arsye politike – i drejtohet me një letër lutjeje Mehmet Shehut, pasi i mohohet e drejta për të studiuar në universitet.

Në të njëjtën kohë, një shënim me dorë i firmosur nga Mehmet Shehu, tregon qartë vijën zyrtare të shtetit: “Duhet të mbahet e mbyllur dera e universiteteve për fëmijët e armiqve të betuar të diktaturës.”

Rasti i Petrit Spahiut është vetëm një shembull i padrejtësive që u bënë në emër të “mbrojtjes së diktaturës së proletariatit”, ku fëmijët paguanin çmimin e mëkateve politike të prindërve të tyre.

Shenim me dore i Mehmet Shehut:

Lufta e klasave vazhdon. Ne nuk duhet të pregatisim kuadro nga fëmijët e armiqve të betuar të diktaturës. Jo vetëm të mos i jepet përgjigje, por duhet interesuar që dyert e universitetit të mbahen të mbyllura për këtë kategori personash. Edhe dyert e inst. të tjera të larta.

Firma: MShehu

Elbasan më 14-VII-68

Kryetar i Këshillit të Ministrave të R.P.S.Sh.

Tiranë

Unë Petrit Spahiu i biri i Bedri Spahiut në vitin shkollor 1966-67 mbarova gjimnazin "Dhaskal Todhri" në Elbasan me nota të mira. Sikurse shokët e mi maturantë, edhe unë i bëra të gjitha dokumentat që duhen për të ndjekur studimet në Universitetin Shtetëror të Tiranës, megjithëse gjëndja ekonomike e familjes sime është shumë e vështirë.

Duke u nisur nga fakti se im atë ndodhet i burgosur për fajë politike, kam pak shpresë që autoritetet kompetente në rrethin e Elbasanit e në qendër ta marrin parasysh kërkesën time.

Për këtë arsye marr guximin t'ju drejtohem juve personalisht me lutje të dëshperume që të mos i hipet e drejta e studimeve të larta një të riu të zellshëm, i cili i ka kryer rregullisht e gjithmone të gjitha detyrat si nxënës dhe si i ri, një të riu, cili s'ka si të jetë përgjegjës për fajet e babait të tij.

Me shpresë se lutja ime do të merret parasysh, unë ju zotohem se do të vë të gjitha forcat e mija për të dalë një kuadër i aftë e i ndershëm në shërbim të Partisë e të popullit.

Me respekt të thellë

Petrit Spahiu

Refuzohet nga universiteti për shkak të babait: Letra prekëse e

Refuzohet nga universiteti për shkak të babait: Letra prekëse e

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme