Histori të harruara 1 December 2025, 18:17 Nga VNA

Një letër që sfidoi heshtjen dhe makabritetin e komunizmit: Apeli i At Mihal Terovës drejtuar Enver Hoxhës për lirimin e Peshkop Irine Banushit

Ndaje në Whatsapp

Në një dokument të rrallë të datës 12 shkurt 1948, At Mihal (Nikoll) Terova, klerik shqiptar që shërbente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i drejtohet drejtpërdrejt Enver Hoxhës, me një apel që sfidon atmosferën e rëndë politike të pasluftës. Letra e tij kërkon lehtësimin e dënimit ose lirimin e Peshkop Irine Banushit të Shkodrës, i arrestuar në vitin 1946, një figurë e njohur e hierarkisë kishtare shqiptare si dhe xhaxhai i Tano Banushit. 

Në mënyrë të qartë dhe të drejtëpërdrejtë, At Terova – pastor i qyteteve Brocton, Hudson, Marlboro dhe Irmingham, me qendër në Matick të Massachusetts – i kujton autoriteteve shqiptare shembullin e lirimit të deputetit grek Konstatopulos nga forcat e Markos në Greqi, duke nënvizuar se një hap human nga Tirana do të krijonte “përshtypje të mirë” brenda dhe jashtë vendit.

Kleriku e përshkruan Peshkop Banushin si njeri me edukatë e virtyte, “që shpërblen gabimet me mirëbërje”, duke vënë në dukje se njerëz të tillë mund të jenë të dobishëm për shoqërinë shqiptare — një mesazh i guximshëm për kohën.

Letra mbyllet me sinqeritetin e nënshkruesit dhe një kujtesë të shkurtër për të kaluarën e tij si ish-klerik në Korçë deri në vitin 1939.

Letra 

Më 12 Shkurt 1948

Kryeministrit të Shqipërisë Gjeneral Enver Hoxha

Tiranë-Shqipëri

I nënshkruari prift shqiptar, pastor i qyteteve Brocton, Hudson, Marlboro, Irmingham me qendër në Matick, Mass të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke marrë parasysh përshtypjen jo të vogël të lirmit të Deputetit grek Konstatopolos nga partizanit e Markos, mar guximin me ndërgjegje të pastër pa nteres që të bëni ju dhe autoritetitet përkatëse për lehtësimin e fajita ose lirimin nga burgu të Klerikut Peshkop Irine Banushi prej Shkodre, dhe jam I sinqertë se do të bëhet përshtypje e mirë.

Njerëz me edukatë si Banushi janë të dobishëm dhe shpërblejnë gabimet me mirëbërje.

Me sinqeritet, ish Klerik gjer më 1939 Korçë 

At Nikoll P.Terova! 

Një letër që sfidoi heshtjen dhe makabritetin e komunizmit: Apeli

 

Video

Momenti kur policia qëllon me plumb gome në sy Erjon Vishkullin. Kujdes! Pamje të rënda.

Taulant Balla, më i bindur se Edi Rama: Dorëheqja nuk ndodh kurrë!

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në SPAK për të dhënë shpjegime si person në dijeni për një padi që ka bërë lidhur me Aeroportin e Vlorës. Pacolli ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi. Çështja e aeroportit është tashmë në arbitrazh.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme