Histori të harruara 14 September 2025, 08:59 Nga VNA

Nënë Dëshmori, Nënë Prifti – Historia tragjike e Nine Mazit: Si regjimi komunist në 1967 nuk e kurseu as nënën e heroit

Ndaje në Whatsapp

Nënë Dëshmori, Nënë Prifti – Historia tragjike e

Ishte marsi i vitit 1967, vetëm pak javë pasi regjimi komunist kishte shpallur goditjen e hapur ndaj institucioneve fetare. Në këtë klimë, ku kishat dhe xhamitë mbylleshin me forcë, në zyrat e Komitetit Qendror paraqitej një grua e thjeshtë, Nine Mazi – nënë e një dëshmori të Luftës Nacionalçlirimtare, por edhe nënë e një prifti katolik, Dom Ndoc Ndoja. Statusi i saj si “nënë dëshmori” nuk mjaftonte për ta shpëtuar nga vigjilenca e Partisë. Në sytë e regjimit, fakti që jetonte me të birin prift e shndërronte automatikisht në një “element të dyshimtë”.

Në informacionin e datës 28 mars 1967, të nënshkruar nga Petro Papi dhe të shoqëruar me shënime të dorës së Enver Hoxhës, thuhet se Nine Mazi kishte ardhur të kërkonte takim me vetë diktatorin. Ajo ankohej se pas dorëzimit të kishës nga Dom Ndoci, kryetari i Këshillit të fshatit i kishte urdhëruar të largoheshin nga shtëpia dhe fshati, duke i fyer si “reaksionarë”. E vetmja kërkesë e saj ishte të mos i nxirrnin nga banesa, sepse nuk kishin ku të shkonin. Një djalë jetonte në Tiranë e nuk i mbante, ndërsa tjetri, Gaci, ishte me shërbim në Poloni.

Por Partia nuk pranonte as lutje dhe as justifikime. Në bisedë telefonike me Piro Kondin, një funksionar i lartë i kohës, prifti etiketohej “element i keq” dhe merrej vendimi që të internoheshin në Shkodër. Madje shënimi me dorë në fund e bën edhe më të qartë klimën e kohës: “I biri është njeri i keq, tha shoku Enver”.

Ky dokument dëshmon se fushata ateiste nuk ndëshkonte vetëm klerin, por edhe familjet e tyre, duke i trajtuar si të papërshtatshëm për shoqërinë socialiste. Në rastin e Nine Mazit, lavdia e të birit dëshmor nuk kishte më asnjë vlerë përpara mëkatit politik të të qenit “nënë prifti”.

Një grua që kishte dhënë djalin për atdhe, tani dëbohej nga shtëpia dhe fshati, vetëm sepse djalin tjetër e kishte prift. Ky ishte realiteti i Shqipërisë së vitit 1967: përpara Partisë, as gjaku i dëshmorit nuk mjaftonte për të të shpëtuar.

Nënë Dëshmori, Nënë Prifti – Historia tragjike e

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme