Histori të harruara 11 November 2025, 18:22 Nga VNA

Musa Puka, drejtuesi i shërbimit sekret në qeverisjen e Fan Nolit, i vrarë me atentat

Ndaje në Whatsapp
Musa Puka, drejtuesi i shërbimit sekret në qeverisjen e Fan Nolit, i

Ndryshimi i pushtetit pas kryengritjes së qershorit 1924, solli edhe ndryshimin e drejtimit të të Zyrës Sekrete të MPB, pavarësisht se drejtuesi i ri, Musa Puka (1891-1942) do të ishte deri në fund të detyrës zëvendësisht (i komanduar). Periudha e tij në detyrë: 31 gusht 1924 deri më 20 janar 1925, me pagë 380 franga ari.

Ai ishte një ushtarak që punonte te Zyra Sekrete nga viti 1922. U nxor në lirim, por u emërua kryetar komune. Pastaj u mor me tregti si sekretar i shoqërisë së çimentos. Më 1935 burgoset 3 vjet si i përzier në kryengritjen e Fierit. Pas daljes nga burgu, në v.1938 emërohet nënprefekt në Mallakastër. 

Me ndryshimin e pushtetit pas 7 prillit 1939, aktivizohet menjëherë në Zyrën Sekrete të MPB-së, ndërsa emërohet inspektor i MPB-së më 12 tetor 1939. Në shënimet e pas vitit 1939, Puka shënohet si shumë mik me Maliq Bushatin dhe armik me Musa Jukën nga viti 1926.

 Punoi në Zyrën Sekrete e më pas në Zyrën Politike dhe të Personelit 1939 – 1941, për aq kohë sa ishte ministër Maliq Bushati. Me ardhjen në pushtet të qeverisë së re të Mustafa Krujës, largohet nga Tirana. Më 19 janar 1942 emërohet prefekt i Elbasanit.

 Vritet nga komunistët me atentat në këtë qytet (njē e shtënë pushke nga punishtja e orizit) më 2 tetor 1942, vetëm pak ditë pas mbledhjes së Pezës, ku kishte qenë planifikuar edhe pjesëmarrja e tij. Emri i atentatorit nuk u bë kurrë publik, megjithëse një emër përflitej gjithnjë në Elbasan.

 

Video

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

Momenti kur policia qëllon me plumb gome në sy Erjon Vishkullin. Kujdes! Pamje të rënda.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme