Histori të harruara 30 July 2025, 14:57 Nga VNA

Mehdi Frashëri sipas regjistrave të Gjendjes Civile të Perandorisë Osmane

Ndaje në Whatsapp
Mehdi Frashëri sipas regjistrave të Gjendjes Civile të

Sipas regjistrave të Gjendjes Civile Osmane, Mehmed Mehdi Bej Frashëri ishte djali i Rauf (ndoshta duhet Ragip) Beut, kajmakam (nënprefekt) i kazasë së Meçovës. Ai ka lindur në vitin 1873 (1289 sipas kalendarit hixhri) në fshatin “Frashër” të vilajetit të Janinës. Ka ndjekur mësimet në Idadinë e Manastirit deri në korrik 1893, më pas është diplomuar në Shkollën e Lartë të Administratës në Stamboll (Mekteb-i Mülkiye-i Şahâne) në korrik të vitit 1897.

Në shtator 1897, u emërua në shërbimin civil të vilajetit të Cezayir-i Bahr-i Sefid (Algjerisë së Detit të Bardhë). Krahas kësaj detyre, nga tetori i vitit 1897 për një vit dha mësim në Medresenë e Sulejmanijes në Rodos për lëndët Histori, Gjeometri, Algjebër etj. Më vonë shërbeu si zv/kajmakam në Kerpe dhe në Kashot.

Në vitin 1901 u transferua në Peklin të vilajetit të Manastirit, në vitin 1903 në Ohër, në vitin 1906 në Dardhere dhe Çorlu, dhe në maj 1908 u emërua kajmakam i Luleburgazit.

Në shtator 1908, Mehdi Beu u emërua në sanxhakun e Sjenicës, më pas në janar 1909 në Siroz, dhe në tetor të po atij viti me titullin “becayiş” (transferim reciprok), u transferua në prefekturën e Xhanik-ut. Së fundi, në qershor 1911, u emërua në mutasarrifatin e Kudusit (Jeruzalemit).

Pas Luftërave Ballkanike, në shtator 1912, Mehdiu shkoi në Shqipëri pak pas shpalljes së autonomisë së saj.

(Kjo është CV sipas arkivit osman)

***

Përveç detyrave të rëndësishme në administratën e shtetit shqiptar, Mehdi Frashëri është autor i disa librave me karakter historik, juridik, letrar dhe socio-ekonomik. Por, kontributi i tij real në aspektin studimor është i shpërndar në qindra artikuj në faqet e shtypit shqiptar. Për fat të keq vepra e tij ende nuk është botuar në një kolanë, siç e meriton një intelektual i këtij kalibri.

***

Mehdi Frashëri është autor edhe i një studimi për kapitulacionet në Perandorinë Osmane në vitin 1908, i cili pas njëqind vjetësh u transkiptua dhe u ribotua nga një profesor turk në vitin 2008.

Nga Hasan Bello 

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme