Histori të harruara 18 August 2025, 17:25 Nga VNA

Masakra pas vrasjes së Bardhok Bibës/ 141 qytetarë të pushkatuar, burgosur dhe internuar

Ndaje në Whatsapp

Dy ditë pas vrasjes së deputetit komunist Bardhok Biba në Qafë-Valmir në vitin 1949, Mehmet Shehu urdhëroi një operacion të gjerë represiv në zonën e Mirditës. Në një telegram drejtuar Enver Hoxhës, Shehu kërkonte masa jashtë ligjit për të “terrorizuar” popullsinë që nuk mbështeste regjimin.

Gjatë operacionit në 24 fshatra të Miditës, u arrestuan 132 persona të ndarë në tri kategori: 31 për pushkatim, 84 për burg dhe 17 për internim. Po ashtu, u urdhërua internimi i 9 familjeve të fisit të Gjon Markut dhe 15 arrestime të tjera në rrethin e Lezhës.

Në telegram, Shehu kërkonte ndërhyrjen e Presidiumit për të aprovuar dënimet me vdekje dhe njoftimin për ekzekutimin e tre të dënuarve në Burrel.

Telegram-Shifër

N-Kolonel Beqir Ndout për Komandantin

Sonte fillon operacioni në "24 Katunde të Miditës" e cila ka gjithsej 31 katunde atje. Arrestimet marrin fund më datë 11 në mëngjes dhe janë "31 të Kategorisë parë", "84 të Kategorisë dytë", "17 të Kategorisë tretë". Ata të kategorisë parë janë për dënim me vdekje simbas parashikimeve tona sado që mund t'ekzekutohen vetëm 15 ose 17. Ata të Kategorisë dytë janë për burgim dhe ata të së tretës për internim. Gjithashtu do internohen edhe 9 familje të fisit te Gjon Markut dhe rreth 15 arrestime në rrethin e Lezhit. Gjykata ushtarake mund të vijë Rreshen datë 12 gusht. Lutemi ndërhyni në Presidium për të aprovuar 3 të dënuarit me vdekje të Burrelit e na njoftoni telegrafisht që t'i ekzekutojmë. Unë sot shkoj Shkodër për çështjen e Peros e do kthehem prapë këtu.

Rrshen 9.8.1949

Mehmet

Masakra pas vrasjes së Bardhok Bibës/ 141 qytetarë të

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme