Histori të harruara 7 September 2025, 09:57 Nga VNA

Letra e vitit 1957: Një komunist nga Lezha denoncon shokët që shkonin në kishë e pagëzonin fëmijët

Ndaje në Whatsapp

Letra e vitit 1957: Një komunist nga Lezha denoncon shokët që

Në arkivat e historisë së errët komuniste gjenden dëshmi që tregojnë klimën e dyshimit dhe kontrollit ideologjik që ushqehej mes vetë shokëve të partisë. Një nga këto është një letër e vitit 1957, e shkruar nga një komunist nga Lezha dhe dërguar Rita Markos, funksionar i lartë i Partisë së Punës dhe bashkëpunëtor i afërt i Enver Hoxhës.

Autori i letrës denoncon shokët e tij komunistë që frekuentonin meshët dhe kishat, që pagezonin fëmijët e tyre dhe ruanin lidhje me botën fetare, në një kohë kur partia po përgatitej për të ashpërsuar goditjet ndaj fesë. Denoncimi bëhet plot 10 vjet përpara se të niste fushata e hapur dhe e dhunshme e regjimit kundër institucioneve fetare në vitin 1967.

Në letrën e tij, denoncuesi nuk ndalet vetëm tek besimi fetar, por shënjestron edhe marrëdhënie shoqërore që partia i konsideronte të papranueshme. Ai përmend edhe emrin e Pjetër Gacit, duke e akuzuar se kishte miqësi me “kulakët”. Madje, për ta goditur më fort, ai shfrytëzon rastin të përmendë edhe kunatin e Gacit, duke kërkuar që ky të shënohej si “i lidhur me kulakët”.

Kjo letër tregon qartë se si spiunimi, denoncimet e brendshme dhe gjuha e urrejtjes ndaj fesë dhe “armiqve të klasës” ishin të pranishme në shoqërinë shqiptare që në vitet ’50, shumë përpara shpalljes zyrtare të Shqipërisë si shteti i parë ateist në botë.

Letra e vitit 1957: Një komunist nga Lezha denoncon shokët që

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme