Histori të harruara 19 September 2025, 08:35 Nga VNA

Letra e parë e Nënë Terezës drejtuar Ramiz Alisë për hapjen e Shtëpisë së Motrave

Ndaje në Whatsapp

Letra e parë e Nënë Terezës drejtuar Ramiz Alisë

Një dokument historik i rrallë është bërë publik: letra e parë e Nënë Terezës drejtuar ish-presidentit Ramiz Alia, ku ajo kërkonte leje për të hapur në Shqipëri Shtëpinë e saj të Motrave. Kjo letër dëshmon përpjekjen këmbëngulëse të shenjtores shqiptare që misioni i saj humanitar të kishte një vatër edhe në vendlindjen e saj.

Në këtë korrespondencë, Nënë Tereza shpreh përulësisht dëshirën për të sjellë ndihmën e Motrave të saj në Shqipërinë e asaj kohe, ende nën regjimin komunist, ku hapja e një shtëpie fetare ishte një akt i jashtëzakonshëm. Letra tregon se, pavarësisht pengesave ideologjike, ajo këmbënguli të sillte shërbimin e saj për më të varfërit dhe më të braktisurit.

Ky dokument i rrallë jo vetëm ka vlerë historike, por edhe nxjerr në pah kontrastin mes misionit të dashurisë dhe bamirësisë së Nënë Terezës dhe një regjimi që për dekada kishte ndaluar fenë dhe veprimtarinë fetare në vend.

Letra e parë e Nënë Terezës drejtuar Ramiz Alisë

Lexo gjithashtu

Video

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

Momenti kur policia qëllon me plumb gome në sy Erjon Vishkullin. Kujdes! Pamje të rënda.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme