Histori të harruara 4 November 2025, 10:46 Nga VNA

Dramat familjare pas ndërprerjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik

Ndaje në Whatsapp

Dramat familjare pas ndërprerjes së marrëdhënieve me

Pas vitit 1961, kur Tirana zyrtare prishi marrëdhëniet me Moskën, tronditja politike u shndërrua shpejt në dramë të heshtur njerëzore. Qindra familje shqiptaro-sovjetike, të krijuara gjatë viteve të miqësisë ideologjike, mbetën peng i një vendimi shtetëror që preku jetët e tyre në mënyrë brutale.

Telegrami i publikuar më sipër është një dëshmi e gjallë e asaj kohe. Një grua sovjetike, Ludmilla Marko, i drejtohet autoriteteve shqiptare me një thirrje të dëshpëruar: burri e ka braktisur, e ka hedhur jashtë shtëpisë bashkë me fëmijën 5-vjeçar, dhe ajo kërkon ndihmë. Në fjalët e saj dridhet frika, paniku dhe trishtimi i një njeriu që, nga “gruaja e mikut sovjetik”, ishte shndërruar në të huaj të padëshiruar në një vend të mbyllur e të ashpër:

“Jam sovjetike. Buri shqiptar më nxori nga shtëpia në rrugë. Fëmijën 5-vjeç ma ka fshehur… Jam pa shtëpi, pa punë, pa fëmijë. Ju lutem, më ndihmoni.”

Dikur ishin simbol i bashkimit të dy popujve “vëllazërorë”. Më pas u bënë viktima të heshtura të një grindjeje gjeopolitike. Shumë prej tyre kërkuan rikthimin në Bashkimin Sovjetik, të tjera u përpoqën të mbijetonin mes izolimit shqiptar, pa punë, pa mbështetje dhe shpesh, të ndara nga fëmijët e tyre.

Një regjim që fliste për internacionalizëm proletar u kthye papritur në një sistem të hekurt ksenofobik, duke lënë pas histori të tilla si ajo e Ludmillës — histori të harruara dhimbjeje, të shënjuara nga braktisja, frika dhe fati i nënave të mbetura midis dy botëve armiqësore.

Drama e saj nuk është një kapitull i veçuar, por një kujtesë e dhimbshme e kohës kur politika shkatërronte familje, dhe dashuria duhej të nënshtrohej vijës së Partisë.

Video

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

Momenti kur policia qëllon me plumb gome në sy Erjon Vishkullin. Kujdes! Pamje të rënda.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme