Histori të harruara 19 August 2025, 16:55 Nga VNA

Dokumenti i ri për të internuarit në Tepelenë, një listë me të liruarit në vitin 1953

Ndaje në Whatsapp
Dokumenti i ri për të internuarit në Tepelenë, një

 

Asokohe, Ministri i Punëve të Brendshme, nëpërmjet një shkrese të datës 01.10.1953, drejtuar komandës së kampit nr. 5 në Tiranë dhe komandës së kampit nr. 6 në Tepelenë, dhe bazuar në vendimet e Komisionit të Dëbimeve dhe Konfiskimeve, urdhëron lirimin nga internimi brenda datave 5 dhe 10 tetor të atij viti të një grupi personash të vendosur në kampin e Tepelenës gjatë periudhave të ndryshme kohore.

Listat përmbajnë të dhënat e të internuarve të cilët do të liroheshin nga internimi brenda datës 5 tetor të vitit 1953, numri i të cilëve arrinte 204 si dhe të një tjetër grupi prej 38 personash që do të liroheshin deri më 10 tetor 1953.

Nga dokumentet evidentohet se të internuarit në Kampin e Tepelenës vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si Elbasani, Saranda, Vlora, Himara, Kurveleshi, Gjirokastra, Fieri, Kolonja, Korça, Pogradeci, Tepelena, Peshkopia, Kukësi, Përmeti, Kruja, Lezha, Puka, Tropoja, Shkodra.

Këto lista tregojnë se të internuarit ishin vendosur në kampin e Tepelenës nga viti 1949-1953.

Disa studiues mendojnë se ishte pikërisht vdekshmëria e lartë e fëmijëve në kampin e Tepelenës, kushtet në kufijtë e mizorisë dhe nevoja për të konsoliduar sistemin e internim-dëbimeve, që i detyroi drejtuesit e lartë komunistë të merrnin vendimin në fund të viti 1953 për ta mbyllur kampin e Tepelenës.

 

Burimi: AIDSSH 

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme